Formacionet zyrtare: Villareal – Barcelona

Formacionet zyrtare: Villareal – Barcelona

Barcelona e Xavit luan për fitoren e radhës në ndeshje ndaj Villarrealit, formacionet zyrtare.

Villarreali dhe Barcelona kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të në La Liga.

Katalunasit janë mysafir të “Nëndetëses së Verdhë” në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në ‘Estadio de la Ceramica’ me fillim nga ora 21:00.

Ekipi i Xavit vjen nga një fitore minimale në derbin lokal ndaj Espanyolit dhe synon të vazhdojë me fitore për t’u ngjitur edhe në tabelë.

Në anën tjetër, vendasit e Unai Emeryt gjithashtu kanë arritur rezultate pozitive në ndeshjet e fundit dhe shpresojnë të vazhdojnë këtë formë.

Sikurse Xavi, ashtu edhe Emery kanë vendosur të startojnë me disa zgjedhje befasuese, ku bien në sy përsëri lojtarët e rinj te Barcelona.

Villarreal: Rulli; Foyth, Albiol, Pau Torres, Pedraza; Trigueros, Capoue, Parejo; Moi; Danjuma, Pino;

Barcelona: Ter Stegen; Araujo, Eric Garcia, Pique, Alba; De Jong, Busquets, Nico; Gavi, Depay, Ez Abde;

TAGS