Formacionet zyrtare të superderbit italian, Roma- Inter

Formacionet zyrtare të superderbit italian, Roma- Inter

Roma – Inter, formacionet zyrtare të superderbit italian.

Roma është nikoqir i Interit në kuadër të derbit të xhiros së 17-të në Serie A.

Dy skuadrat janë duke bërë mjaftë mirë sivjet dhe janë në pjesën e epërme të tabelës.

Pas 16 ndeshjeve të zhvilluara, Roma zë vendin e tretë me 33 pikë, ndërsa Interi të dytin me tri pikë më shumë.

Sfida mes dy skuadrave në Olimpico pritet të jetë e zjarrtë, pasi asnjëra nuk ka mungesa të mëdha.

Dy trajnerët, Paulo Fonseca dhe Antonio Conte tanimë kanë publikuar formacionet zyrtare, ku Roma luan me treshen ofensive Pellegrini, Mkhitaryan e Dzeko, ndërsa Interi me dyshen Lautaro – Lukaku.

Formacionet zyrtare:

Roma: Lopez, Mancini, Smalling, Ibanez, Karsdorp, Villar, Veretout, Spinazzola, Pellegrini, Mkhitaryan, Dzeko.

Inter: Handanovic, Skriniar, De Vrij, Bastoni, Hakimi, Barella, Brozovic, Vidal, Darmian, Lukaku, Lautaro.

TAGS