Fonseca: Zaniolo mund të jetë më i miri

Fonseca: Zaniolo mund të jetë më i miri
17:02 | 4 Janar 2020

Trajneri i Romës, Paulo Fonseca, ka dhënë disa komente pozitive për yllin e skuadrës së tij, Nicolo Zaniolo.

Para ndeshjes kundër Torino, trajneri i Romës është paraqitur në konferencën për shtyp, ku ka folur edhe për disa lojtar, siç është talenti i skuadrës së tij, Zaniolo.

20 vjeçari është një nga lojtarët më premtues në futbollin italian, dhe trajneri i tij beson se lojtari mund të bëhet edhe më i miri në Itali.

“Zaniolo nuk mendonte mirë taktikisht, por ai tashmë mund të gjej hapësirat e duhura në kohën e duhur, edhe pse ka akoma nevojë për të bërë vendime më të mira” ka thënë Fonseca për lojtarin.

“Ai ka talent të jashtëzakonshëm dhe nga pikëpamja ime ai mund të jetë lojtari më i mirë në Itali”, ka shtuar trajneri, transmeotn lajmi.net.

Zaniolo pritet të jetë titullar në ndeshjen kundër Torino, ku Roma ka vetëm një synim – tri pikët. /Lajmi.net/

TAGS