Florian Marku bokson sonte: Mezi kam pritur këtë ditë

“S’po më pritet pas padrejtësisë që mu bë në meçin e fundit”
Florian Marku dhe Rylan Charlton do të përballen sonte në kuadër të peshave të lehta në boks.
Marku, i cili i fitoi shtatë përballjet e tij të para në karrierën profesionale, barazoi në dhjetorin e kaluar ndaj Jamie Steëartit, ani pse ai dhe shumë pretenduan se drejtësia nuk u nda siç duhet.
Boksieri shqiptar sonte është i gatshëm vetëm për një fitore bindëse dhe me KO.
“Mezi kam pritur për këtë ditë prej padrejtësisë ndaj meje në përballjen e fundit. Jam i lumtur që Rylan është i pamposhtur pasi mua më pëlqejnë përballje të tilla”, ka thënë Marku.
I pyetur nëse do të fitojë me nokaut, Marku u përgjigj: “100 përqind”.
Ky meç do të zhvillohet në Londër.