Flet Rashica pas paraqitjes së mrekullueshme për Werderin

Flet Rashica pas paraqitjes së mrekullueshme për Werderin

Ylli i sulmit të ekipit kombëtar të Kosovës dhe Werder Bremenin, Milot Rashica, e ka festuar paraqitjen e tij të mrekullueshme përmes llogarisë së tij në rrjetin social Instagram.

Milot Rashica e shënoi një gol dhe e asistoi një tjetër në fitoren 3:1 të Werder Bremenit kundër Mainzit, në kuadër të xhiros së 29-të të Bundesligës. Pas kësaj paraqitjeje, Rashica postoi në llogarinë e tij në Instagram, raporton Gazeta Express.

“Plus tri pikë, #Vazhdojmë MR11”, shkruan Rashica.

Kosovari e filloi ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke e kaluar skuadrën e tij qysh në minutën e tretë të ndeshjes.

Pas këtij goli të Rashicës, Kruse e shënoi golin e tij të parë të ndeshjes për 2:0, ndërsa në fillim të pjesës së parë, Mainzi e shënoi golin e parë të ndeshjes përmes Quaisonit.

Megjithatë, Rashica ia siguroi skuadrës së tij fitoren, duke e asistuar golin e tretë të skuadrës së tij. Kosovari i hutoi tre kundërshtarë të tij me një super asist për Kruse, i cili e shënoi edhe golin e tij të dy për këtë ndeshje.

Goli dhe asisti i Rashicës bën që Werder Bremeni ta fitojë ndeshjen e tretë radhazi në Bundesligë dhe tani klubi gjerman radhitet në pozitën e gjashtë në tabelën e ligës. /Gazeta Express/

TAGS