Flet i dashuri i Adriana Matoshit: Nuk e dija që ishte aktore, ja si jemi njohur

Flet i dashuri i Adriana Matoshit: Nuk e dija që ishte aktore, ja si jemi njohur

Keith Groeneveld ka nisur një lidhje dashurie me aktoren e mirënjohur kosovare Adriana Matoshi, ndërkohë që dyshja nuk hezitojnë t’ia shprehin dashurinë njëri-tjetrit edhe publikisht. Groeneveld ka zbuluar gjithçka nga fillimi deri në fund në lidhje me romancën e tij me Matoshin, të cilën e përshkruan si “person shumë miqësor”. Fillimisht, ai ka thënë se Matoshin e ka takuar në kafenenë e saj në kryeqytet, dhe se nga aty ka nisur kjo lidhje dashurie, e cila bëri bujë të madhe në publikun kosovar ditët e fundit. “Unë shkoja shumë shpesh në kafenenë e saj me miqtë e mi dhe çdo herë e shihja atë si person shumë miqësor me të gjithë. Nuk e dija që ishte aktore, kam biseduar me shoqen e saj më të mirë dhe ajo më tregoi gjithçka për të – që ishte aktore dhe që ka fituar një çmim në Francë”, ka deklaruar fillimisht Keith Groeneveld për “Zeri.info”, duke shtuar më tej: “Atë mbrëmje kërkova në ‘Google’ dhe pashë se sa e madhe ishte ajo (Adriana). Nuk mund ta besoja se sa miqësore dhe e dashur ishte me të gjithë. E kam adhuruar atë prej atij momenti edhe më shumë. Kjo tregon se çfarë personi ishte ajo”.



Groeneveld ka treguar më pas se si e ftoi për darkë Adrianën si dhe për bisedën që pati me të. “Më pas ishte ditëlindja ime dhe unë e pyeta nëse mund të dilnim për darkë. Ne biseduam shumë. Ajo më tregoi për jetën e saj dhe Kosovën. Më tha se sa të talentuar janë shqiptarët si dhe për kulturën. I fola për jetën time dhe përvojën. Mund ta shihja nga ajo ditë se sa e mrekullueshme ishte ajo dhe e fortë. Me zemër të madhe. Energjia ishte e vërtetë”, – tregon më tej ai. “Adriana është një artiste e madhe, por sërish u kërkon leje prindërve për të dalë jashtë. Kjo tregon se çfarë personi është ajo. Nganjëherë sillet si fëmijë dhe unë jam më i pjekur se ajo. Pas këtij takimi, unë bisedova me shoqen e saj për ta pyetur se çfarë mendon ajo dhe a i pëlqeva (qesh). Ne u takuam sërish, kështu shkoi gjithçka”, – shtoi ish-futbollisti i Feronikelit.

Më tej, Keith Groeneveld, i cili dikur ka përfaqësuar të rinjtë e Kombëtares së Belgjikës, zbulon se ka filluar të mësojë edhe gjuhën shqipe, por që sipas tij është tejet e vështirë. “Unë mund të flas pak shqip, por mendoj se është shumë e rëndë. E pëlqej gjuhën dhe kam arsye ta mësoj atë. Unë flas katër gjuhë dhe gjuha shqipe do të jetë e pesta”, – u shpreh Groeneveld.

TAGS