Flet heroi i Manchester United, Rashford: Pritja kur gjyqtari shikonte VAR-in më e vështirë se sa gjuajtja e penalltisë

10 minuta më parë / E përditësuar

0Shares

Sulmuesi i Manchester United, Marcus Rashford, ka thënë se ka qenë i qetë kur e ka gjuajtur penalltinë.

Ai e shënoi golin për 3-1, duke i dhënë mundësinë Manchester Unitedit të kalojë në mesin me tetë më të mirave të Evropës.

“Çfarë po mendoja te penalltia? Të qëndroja i qetë. Unë i gjuaj çdo ditë në stërvitje dhe doja ta gjuaja”.

Manchester United. (Photo by Julian Finney/Getty Images)

“Pritja para se penalltia të akordohej, kur gjyqtari po e shihte VAR-in, ishte pjesa më e vështirë. Rëndësi ka që shënova dhe skuadra fitoi”.

Lexo po ashtu:

“Me gjithë mungesat që kishim në skuadër, çdo gjë dukej se ishte kundër nesh, por jemi mësuar të mbijetojmë në këto momente dhe tani mund të festojmë”.

Ole Gunnar Solskjaer duke festuar me Marcus Rashford. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

United luajti pa dhjetë lojtarë të ekipit të parë, të lënduar ose të suspenduar, por ata që luajtën ishin plotësisht të gatshëm.

Lexo po ashtu:

“Të gjithë lojtarët që ishin në fushë sot janë gati të japin kontributin e tyre, ashtu siç e dhashë unë dy vite më parë kur erdha tek ekipi i parë”, ka thënë Rashford. /Telegrafi/

TAGS