Fjolla Morina e harron Fisnikun, ja me çka po merret tani këngëtarja

Fjolla Morina e harron Fisnikun, ja me çka po merret tani këngëtarja

Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, ndonëse po qëndron larg aktiviteteve muzikore vëmendja nuk i mungon asnjëherë.

Ajo u qëndron afër fansave të saj me postime të ndryshme në llogarinë e saj në Instagram, që shpesh herë janë provokuese.

Këngëtarja edhe së fundmi ka realizuar një fotosesion, në të cilin përveç që është shfaqur elegante, ajo dukej në formë të mirë dhe mjaft tërheqëse.

Në një kostum me ngjyrë të zezë dhe detaje me ngjyrë të bardhë, Fjolla kombinoi dukjen me taka të larta, grim të theksuar dhe flokët bionde të lira mbi supe.

35-vjecarja theksoi gjoksin në xhaketën elegante me dekolte të hapur, ndërsa mori pëlqime dhe komente nga ana e miqve dhe fansave.

Ndërkohë, Fjolla po vazhdon të komentohet edhe për raportin e saj me bashkëshortin, Fisnik Syla, me të cilin u tha se janë ndarë.

Çifti që kurorëzuan dashurinë në dhjetor të vitin të kaluar, nuk i kanë komentuar akoma këto thashetheme.

TAGS