Fjolla Morina celebron dashurinë me Fisnik Sylën, çifti martohet në fshehtësi

Këngëtarja Fjolla Morina duket se nuk ka pritur dasmën luksoze, por është celebruar me partnerin e saj, Fisnik Syla.
Çifti duket se ka vendosur të bëjë më herët celebrimit, duke u quajtur tani burrë e grua. Lajmin për martesë e bëri të ditur vet këngëtarja Morina, përmes rrjetit social Facebook.
Ajo ndryshoi statusin në profilin e saj zyrtar në këtë rrjet social, duke e bërë nga beqare në “e martuar me Fisnik Sylën”.