Nita Latifi fjalët e para pas eliminimit nga Big Brother.
Banorja e vetme nga Kosova u eliminua mbrëm nga shtëpia e famshme.
Nita Latifi, i dha fund rrugëtimit të saj në “Big Brother”.
Ajo tha se është krenare për lojën e saj brenda shtëpisë, mbi të gjitha u shpreh se nuk është ndikuar nga askush dhe ka qenë e vërtetë, ashtu siç tha ajo “kam qenë Nita e vërtetë”.
Kujtojmë se, Nita Latifi ka pasur një rrugëtim me sfida dhe jo aq të lehtë në shtëpinë e famshme.