Fjalët e para të Dardan Berishës pas transferimit të KB Peja

Fjalët e para të Dardan Berishës pas transferimit të KB Peja
14:38 | 3 Janar 2020

Dardan Berisha ka bërë reagimin e parë pas zyrtarizimit të lajmit se i është bashkuar klubit të vendlindjes, KB Pejës.

Lojtari më i mirë në Kosovë viteve të fundit, ka njoftuar se i është bashkuar KB Pejës, teksa ka falënderuar edhe KB Prishtinën, për mbështetjen dhe kohën e kaluar atje.

Postimi i Berishës në Facebook:

Te dashur fansa dhe adhurues të basketbollit Kosovar,

Nga sot, une do të jem lojtar në Klubin e vendlindjes sime, KB Peja. Ju falenderoj nga zemra për mirëpritjen dhe dashurinë që më keni dhuruar!??

Prishtinë, falemnderit për përkrahjen e vazhdushme. Falenderoj Klubin e Prishtinës dhe tifozve të saj Plisat për këto vite gjatë të cilave shënuam histori në gara Evropiane!??

Suksese të gjithë Klubeve të basketbollit në Kosovë. Qofshim shembulli më i mirë për të gjithë vendet në Rajon.

Fansa, ju falemnderit që gjithmonë jeni lojtari ynë i 6të!

Dardani i Dardaneve ! DB11

/Lajmi.net/

TAGS