Fitorja e Vllaznisë, Meta: Kupa e Shqipërisë shkon me meritë në Shkodër. Përgëzime edhe Skënderbeut për shpirtin e garës

Fitorja e Vllaznisë, Meta: Kupa e Shqipërisë shkon me meritë në Shkodër. Përgëzime edhe Skënderbeut për shpirtin e garës

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka uruar ekipin e Vllaznisë për fitoren e Kupës së Shqipërisë. Meta e cilëson një fitore të merituar, teksa thotë se kupa shkon në djepin e futbollit shqiptar. Nuk mungon dhe një vlerësim për ekipin e Skënderbeut.


“Kupa e Shqipërisë shkon me meritë në Shkodër, në djepin e futbollit shqiptar! Urime Vllaznisë për trofeun e rëndësishëm dhe për këtë arritje, që i lartëson edhe më shumë emrin e saj të madh!
Përgëzime edhe ekipit të Skënderbeut për shpirtin e garës dhe paraqitjen dinjitoze, duke i dhuruar shumë emocione kësaj finaleje të madhe! ⚽”, shkruan Presidenti Meta.

TAGS