Fiton ndaj Republikës Çeke, Danimarka gjysmëfinalistja e tretë e Euro2020

Fiton ndaj Republikës Çeke, Danimarka gjysmëfinalistja e tretë e Euro2020

Danimarka është gjysmëfinalistja e tretë e Euro 2020. Danezët fituan 2-1 ndaj Republikës Çeke në Baku të Azerbajxhanit dhe shkojnë në fazën tjetër, teksa do të përballen me fituesin e çiftit Ukrainë-Angli.


Ndeshja është zhbllokuar që në minutën e pestë. Delaney shënoi për danezët. Mesfushori i Dortmund mori një top të bukur në zonë nga Larsen dhe dërgoi topin në rrjetë me një goditje me kokë. Goli i 27-të në këtë Evropian që shënohet me kokë, rekord më vete.

Danimarka dyfishoi në fundin e pjesës së parë. Dolberg finalizoi në mënyrën e duhur një aksion të bukur. Merita i shkon edhe Maehle, autor i një super asisti me të jashtmen.

Çekia ngushtoi në 1-2 sapo nisi pjesa e dytë. Patrick Schick gjen cepin e portës dhe arrin Cristiano Ronaldo-n me 5 gola. Ishin minuta të mira për çekët, por më pas danezët rimarrin veten dhe arrijnë të mbrojnë fitoren deri në fund. Me tre golat e sotëm, ky Evropian ka mesataren më të mirë, 2.75 gola për ndeshje.

TAGS