Fiton Man Utd, Arsenal gabon në ‘Emirates’

Fiton Man Utd, Arsenal gabon në ‘Emirates’
19:28 | 27 Tetor 2019

Manchester United është rikthyer te fitorja.

‘Djajtë e Kuq’ kanë mposhtur në udhëtim Norwich me rezultat 1-3.

45 minutëshi i parë dhuroi dy gola dhe… dy penallti të humbura.

Scott Tominay (21’) dhe Marcus Rashford (30’) shënuan për avantazhin e parë të mysafir, para se sulmuesi anglez (28’) dhe Anthony Martial (43’) të huqin penalltitë.

Martial (73’) realizoi 0-3, kurse Hernandez (89’) vulosi rezultatin 1-3.

United renditet në vendin e 7 me 13 pikë, kurse Norwich mbetet në kuotën e 7 pikëve në pozitën e parafundit.

Arsenal ka barazuar 2-2 ndaj Crystal Palace.

Fillimisht, gjithçka do dukej e lehtë për vendasit që shënojnë dy herë brenda dy minutave me Sokratis (7’) dhe David Luiz (9’).

Mirëpo mysafirët përgjigjen me Milivojevic (32’) që shënon nga penalltia, para se Jordan Ayew (52’) t’i befasonte të gjithë duke barazuar rezultatin.

Për më tepër, në këtë ndeshje ndodhi një episodë i pakëndëshëm gjatë zëvendësimit të Xhakës në minutën e 60’, ku ofendoi tifozët pas fishkëllimave drejt tij.

Pas këtij barazimi, Arsenali mban pozitën e pestë kurse Palace një pozitë më poshtë me 16 përkatësisht 15 pikë. /Lajmi.net/ 

TAGS