Stresi është shpallur mbrëmë fitues i Big Brother VIP Albania.
Ai ishte në garë të ngushtë me Vedatin, por që në fund ai arriti të fitojë çmimin e madhe.
Reperi nga Shqipëria pasi u shpall fitues ka bërë një reagim pas daljes nga shtëpia, ku falënderoi të gjithë që e votuan.
Ndërsa nuk i ka kursyer as thumbimet ndaj Xhulit.
Ai ka publikuar një fotografi ku thuhet se ka thyer rekorde në ‘Tik Tok’, duke bërë një përshkrim ‘prit e përcjell’.
Me këtë veprim Stresi ka ironizuar me Xhulin e cila pothuajse tërë kohën insistonte në fitore, duke thënë se të gjithë banorët do t’i pres dhe t’i përcjell./ORAinfo/