Fitoi betejën me COVID-19, por ende në Turqi/ Deputeti mesazh prekës në 1-vjetorin e të birit: Ndjesë bir që nuk ia dola të jem me ty sot

Fitoi betejën me COVID-19, por ende në Turqi/ Deputeti mesazh prekës në 1-vjetorin e të birit: Ndjesë bir që nuk ia dola të jem me ty sot

Deputeti i opozitës parlamentare Andi Përmeti ka një mesazh ndjese dhe falënderimi teksa pak ditë më parë fitoi betejën me COVID-19, ndërsa ndodhet ende në spital në Turqi.
Ndjesa i drejtohet të birit që sot mbush 1 vjeç, siç thotë ai forca dhe guximi për të vazhduar para në çdo ditë në reanimacion.
Teksa falënderimi i shkon Zotit, që i dha mundësinë që i biri të jetë përherë në krahët e tij.



MESAZHI I PLOTË
Një ndjesë dhe një falënderim!
Ndjesë bir që nuk ia dola dot të jem me ty sot për 1-vjetorin tënd, pavarësisht se çdo ditë në reanimacion mendimi që ti do ishe në krahët e mia, më jepte forcë dhe guxim për të vazhduar përpara.
Por sot bir, trishtimin e të qenit larg teje në këtë ditë, ma mbyt gëzimi i fitimit të një beteje që në nisje u konsiderua praktikisht e humbur. Një fitore për të cilën i jam falënderues dhe mirënjohës ZOTIT, i cili më dha mundësinë që në ditët në vazhdim ti të jesh përherë në krahët e mia.
Gëzuar Abriel. U bëfsh 100 vjeç.

TAGS