Fitoi betejën me COVID-19, mediat greke tregojnë detajet se si është gjendja e Kryepeshkopit Janullatos

Fitoi betejën me COVID-19, mediat greke tregojnë detajet se si është gjendja e Kryepeshkopit Janullatos

Pasi fitoi betejën me koronavirusin kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos, po vijon me rikuperimin e shëndetit në banesën e tij në shtetin grek. Mediat greke raportojnë se shëndeti i kryepeshkopit është përmirësuar.



Mediat greke shkruajnë se Janullatos me kalimin e kohës, pritet një shërim i plotë i shëndetit të tij.

Njoftimi i plotë:
Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Z. Anastas ndodhet në shtëpinë e tij në Athinë. Testet e tij mikrobiologjike janë të shkëlqyera. Me kalimin e kohës pritet shërimi i plotë i shëndetit të tij. Ne ju falënderojmë për interesin e vazhdueshëm të miqve të shumtë, ata që gëzohen me shpresë, ata që durojnë në hidhërim, ata që durojnë lutjen.