Finalja Itali – Angli: Formacionet e mundshme

Finalja Itali – Angli: Formacionet e mundshme

Sonte zhvillohet ndeshja finale e Euro 2020.

Kombëtarja e Italisë dhe ajo e Anglisë do të përballen sonte nga ora 21:00 në kuadër të finales së Kampionatit Evropian.

Dueli luhet në stadiumin “Wembley” të Anglisë.

Italianët kanë treguar formë fantastike në këtë kampionat duke dhuruar spektakël me paraqitjet e tyre.Anglezët gjithashtu kanë pasur paraqitje sidomos pas fazës së grupeve, dhe qëllimi i tyre është ta mbajnë trofeun në Angli.

“Azzurët” e kanë fituar një herë Kampionatin Evropian në vitin 1968, ndërsa anglezët nuk e kanë fituar asnjëherë dhe kjo është hera e parë që ndodhen në finale.

Pritet një ndeshje e rivalizuar deri në fund, dhe do të jenë detajet ato që do ta caktojnë fituesin në fund.

Formacioni i mundshëm i Italisë:Donnarumma, Di Lorenzo, Chiellini, Bonucci, Emerson, Jorginho, Verratti, Barrella, Chiesa, Insigne, Immobile

Formacioni i mundshëm i Anglisë:Pickford, Walker, Stones, Maguire, Shaw, Rice, Phillips, Saka, Mount, Sterling, Kane.

TAGS