Raportet nga Departamenti i Bujqësisë i Shteteve të Bashkuara (USDA) kanë një ndikim të madh në tregun global të drithërave. Javën e kaluar Australia arriti të regjistrojë eksporte rekord për këtë sezon, me Argjentinën që do të arrijë nivelin më të ulët të tetë viteve. Megjithatë, eksportet më të larta nga Australia, BE, Rusia dhe Ukraina do ta kompensojnë këtë.
Kjo analizë ka ulur çmimet e grurit në SHBA dhe Evropë, të cilat kanë rënë me gati 60 euro për ton në gjashtë javët e fundit, transmeton Agrarheute. Kështu, të premten në mbrëmje, kontrata e së ardhmes, pra prej marsit të vitit 2023 në bursën e Çikagos ra me 13 cent, në 733 cent (0,25 €/kg).
Dhe në kontratën e së ardhmes së Parisit MATIF për muajin dhjetor ra me 5 euro, në 302 euro për ton, dhe e njëjta është parapa për kontratat e mëposhtme./Kliko këtu për te lexuar lajmin e plotë.