Fifi mbron Beateixën: Mos gjykoni ndjenjat e njerëzve, kjo nuk është normale

Fifi mbron Beateixën: Mos gjykoni ndjenjat e njerëzve, kjo nuk është normale

Fifi flet për paragjykimet ndaj Beatrix Ramosaj: Mos gjykoni ndjenjat e njerëzve, kjo nuk është normale.

Lidhja romantike e aktorit Doanld Veshaj dhe këngëtares Beatrix Ramosaj, që nisi në shtëpinë e famshme, solli mjaft polemika dhe po vazhdon të komentohet.

Ndërsa, në spektaklin e së premtes, Beatrix u eliminua nga loja dhe kështu duke qëndruar largë rrjeteve sociale e duke mos u lajmëruar fare, shkruan Kosovarja.

Në lidhje me mos lajmërimn e saj u tha se është në gjendje të rënduar emocionale që kur u largua nga “Big Brother VIP” dhe kjo ishte edhe arsye që u tha për mungesën e saj të djeshme në emisionin “Fan Club”.

Por, në rrjetet sociale nuk kanë të ndalur të komentohet për trekëndëshin Bora-Donald-Beatrix, ku më e prekura është kjo e fundit.

Këto komente kanë bërë që shumë artista dhe kolegë të Beatrix të reagojnë, e në mesin e tyre së fundmi edhe Fifi e cila ishte po ashtu pjesë e shtëpisë së famshme.