FFK thërret konferencë për shtyp, a do shkarkohet Bernard Challandes?

FFK thërret konferencë për shtyp, a do shkarkohet Bernard Challandes?

Dje, Kombëtarja e Kosovës pësoi disfatë në shtëpi nga Kombëtarja e Gjeorgjisë.

Humbja ishte e papranueshme për të gjithë, mirëpo edhe jo për përzgjedhësin Bernard Challandes, që nuk pranoi të jepte dorëheqjen, duke thënë se është i fokusuar te Liga e Kombeve, shkruan lajmi.net.

“Për mua nuk është problem rënditja, ishte një grup mjaft i vështirë, për mua ishte e mundur për të pasur më shumë pikë, pozicioni nuk është problem për mua, por të përmirësosh atë që nuk është në rregull. Jam mirë me këtë ekip, jam trajner. E di që duhen rezultate këtë herë nuk kemi rezultate, por natyrisht nuk do të jetë e lehtë për mua në të ardhmen, e mendoj të nesërmen si trajner, e bëj punën time, jap makimumin dhe pastaj është vendim i Federatës jo i imi”, tha ai pas ndeshjes.

Por, mesa duket ndeshja ndaj Gjeorgjisë mund të jetë e fundit për teknikun zviceran në krye te Kosovës.

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar për një konferencë për shtyp në ora 13:00, ku nuk janë dhënë detaje të tjera.

“Ju njoftojmë se sot (më 13/10/2021) në orën 13:00 në selinë e FFK-së do të mbahet konferencë për media”, shkruhet në komunikatë.

Mbetet të shihet nëse do shkarkohet Challandes dhe pastaj të mësohet kush do jetë pasuesi.

TAGS