Festë në Milano, nesër arrinë transferi i madh për testet mjekësore

Festë në Milano, nesër arrinë transferi i madh për testet mjekësore

Tomori nesër udhëton në Milano për testet mjekësore.

Qendërmbrojtësi i Chelseas, Fikayo Tomori do udhëtojë në Milan për t’i kryer testet mjekësore nesër.

Sipas Skysport Italia, Do jetë huazim për gjashtë muaj me mundësi blerje në fund të edicionit për 30 milionë euro, transmeton lajmi net.

“Rossonerët” kanë nxituar për ta kompletuar transferimin e Tomorit, në mënyrë që ai të jetë i gatshëm për ndeshjen e vështirë kundër Atalantas.

Tomori nuk mundet të udhëtonte sonte (e enjte) shkaku që është vonë, andaj do arrijë nesër në Milano.

23-vjeçari do ishte shumë i vyeshëm kundër Atalantas sepse Alesio Romagnoli është i suspenduar dhe Simon Kjaer nuk është i gatshëm 100 për qind.

TAGS