Fat i keq për sulmuesin shqiptar të Juventusit, klubi del me komunikatë zyrtare

Fat i keq për sulmuesin shqiptar të Juventusit, klubi del me komunikatë zyrtare

Lëndohet sulmuesi shqiptar i Juventusit, detyrohet të bëj operacion.

Një ditë e keqe ka qenë kjo e sotmja për Giacomo Vrioni, i cili ka marrë një lajm të hidhur te Juventusi.

Sulmuesi shqiptar shkëlqeu në ndeshjen e fundit kundër Grosetos në Serie C me 1 gol dhe 1 asist që vulosën rezultatin e takimit, por vetëm pak ditë më vonë e përndjek fati i keq.

Juventusi njofton përmes faqes zyrtare se lojtari shqiptar ka pësuar traumë në kyçin e këmbës së tij, duke vuajtur kështu një frakturë në fibulën e këmbës së tij të djathtë.

Në këto kushte Vrioni nuk i shpëton dot një ndërhyrjeje kirurgjikale, e cila do e lërë për një periudhë të madhe kohe jashtë fushave të blerta.

TAGS