Ky është urimi nga profili i Luizit për ditëlindjen e Efit
Efi Dhedhes është një nga personazhet më të komentuara në media rozë.
Ajo sot feston ditëlindjen e 27 dhe në këtë ditë të veçantë ka marrë urime të shumta.
Ajo ka pranuar edhe një urim të veçantë nga profili zyrtar i mikut të saj, Luiz Ejllit.
“Shefja e diplomacisë. Të urojë edhe shumë vite të lumtura pranë personave të zëmrës. Paç një jetë të mbushur me emocione dhe momente të mira. Të duam “tamam” si Luizi”, është shkruar në fotografi.
Ndryshe, Efi ka treguar mbështetjen për Luzin edhe jashtë shtëpisë së Big Brother.