“Familja jonë u kompletua”, Elita dhe Gjiko prezantojnë vajzën e porsalindur dhe zbulojnë emrin e veçantë

“Familja jonë u kompletua”, Elita dhe Gjiko prezantojnë vajzën e porsalindur dhe zbulojnë emrin e veçantë

Dyshja e njohur Elita Rudi dhe Gjiko u bënë prindër për herë të dytë ditën e djeshme. Moderatorja solli në jetë një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Bota.



Së fundmi, Elita dhe Gjiko kanë ndarë foto pranë vogëlushes së tyre në rrjetet sociale, teksa shkruajnë fjalët më të ëmbla.

“Familja jonë u kompletua. Dje mbërriti mes nesh engjëlli jonë i vogël Bota Gjikolli / 03.03.2021 /”, ka shkruar Elita, teksa ka falënderuar stafin mjekësor për përkujdesjen që kanë treguar për të dhe të voglën.

Ndërsa Gjiko ka shkruar:“Kush ka vajza botën ka ❤️ faleminderit Zotit per Kete dhurate kaq te ëmbël”.

TAGS