Evropa ashpërson masat kufizuese kundër koronavirusit

Evropa ashpërson masat kufizuese kundër koronavirusit

Disa vende të Europës Lindore vendosën sot kufizime të tjera në vazhdën e pjesës tjetër të kontinentit, ku epidemia e COVID-19 tani ka shkaktuar tashmë vdekjen e 10 000 personave në Gjermani dhe ka prekur më shumë se një milionë në Francë.

OBSH-ja ka ngritur alarmin. “Hemisfera veriore ndodhet në një çast kritik të pandemisë COVID-19, paralajmëroi sot kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Shumë vende po shohin një rritje eksponenciale në rastet e COVID-19”, tha ai dhe kjo po bën që spitalet dhe njësitë e kujdesit intensiv të jenë afër ose të kenë tejkaluar kufijtë e tyre të kapacitetit, kur jemi veçse në tetor”, tha Tedros në një konferencë për shtyp.

Ai theksoi se muajt e ardhshëm do të jenë shumë të vështirë, pasi disa vende janë në një rrugë të rrezikshme.