Nga sot, pasagjerët, klientët, mysafirët dhe stafi i Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit dhe Aeroportit “Shën ApostollPavle” në Ohër do të kenë në dispozicion një shërbim dhe komoditet shtesë – katër stacione për mbushjen e makinave elektrike. Kjo përparësi e re, e cila e pasuron edhe më tej ofertën e aeroporteve TAV, është mundësuar nga EVN Maqedoni dhe është në përputhje me strategjitë për qëndrueshmëri dhe përmirësim të vazhdueshëm të shërbimeve të klientëve të të dy kompanive.
Stacionet e sapo instaluara të mbushjes për makinat elektrike që funksionojnë me rrymë alternative dhe të njëkahshme,janë të vendosura në mënyrë strategjike në parkingjet e të dy aeroporteve dhe mund të mbushinnjëkohësisht deri në tetë makina elektrike – gjashtë në aeroportin e Shkupit dhe dy në aeroportin e Ohrit.
“Si kompania e parë që ka krijuar një infrastrukturë kombëtare të mbushjes së makinave elektrike, vazhdojmë të intensifikojmë përpjekjet tona për të zgjeruar rrjetin e mbushjes së shpejtë përmes partneriteteve të forta me bizneset dhe komunitetet lokale. Bashkëpunimi ynë me TAV Maqedoni na mundëson të mbështesim më tej mobilitetin e pronarëve të makinave elektrike, që është pjesë e strategjisë tonë afatgjate. Përveç sigurimit të mbi 100 pikave të mbushjes në 18 qytete të ndryshme anembanë vendit, fokusohemi edhe në instalimin e mbushësve të shpejtë përgjatë korridoreve kyçe të udhëtimit që shoferët i përdorin për udhëtime kombëtare dhe ndërkombëtare”, deklaroi Vollfgang Wolfgang Maier, Kryetar i Bordit Drejtues të EVN Maqedoni.
“Ne, aeroportet TAV, jemi të ngazëllyer që i vendosëm në funksion stacionet e mbushjessë makinave elektrike si një mundësi dhe komoditet i ri në aeroportin e Shkupit dhe Ohrit. Kjo nismë e TAV Aeroporteve siguronmbushje të shpejtë për numrin e rritur të përdoruesve të makinaveelektrike, ju mundëson atyre të rimbushin makinat e tyre elektrike dhe është në pajtueshmëri me përkushtimin tonë dhe vlerën thelbësore të korporatës – përgjegjësinë. Gjithsesi, kjo përparësi për klientët e aeroporteve është edhe një dëshmi plotësuese e përpjekjeve tona të vazhdueshme për të promovuar praktika të qëndrueshme në aeroportet ku operojmë. Ajo që është gjithashtu e rëndësishme për ne është që përmirësime të tilla e pasurojnë përvojën e pasagjerëve dhe klientëve teksa udhëtojnë përmes aeroporteve tona ose kur takohen apo përshëndeten me miqtë dhe anëtarët e tyre të familjes”, tha Nexhat Kurt, Drejtor Gjeneral i TAV Maqedoni.