“Euro 2020”, këto janë ndeshjet e ditës së sotme

“Euro 2020”, këto janë ndeshjet e ditës së sotme

Mbrëmë ka filluar Kampionati Evropian Euro 2020, me ndeshjen hapëse në mes të Turqisë e Italisë.

Euro 2020 vazhdon sot me disa përballje interesante, ku parashihen të zhvillohen tre ndeshje, një nga Grupi A dhe dy nga Grupi B, përcjell KosovaPress.

Ndeshja hapëse e programit të sotëm do të jetë ajo mes Uellsit dhe Kombëtares së Zvicrës, përballje kjo që i takon Grupit A, kurse menjëherë pas përfundimit, do të filloj derbi skandinav mes Danimarkës e Finlandës, dhe ndeshja e fundit do të jetë ajo mes Belgjikës dhe Rusisë.

Përballjet mes Danimarkës e Finlandës dhe Belgjikës e Rusisë i takojnë Grupit të Euro 2020.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme të Euro 2020 e gjeni më poshtë.

Grupi A

15:00 Uellsi – Zvicra (Stadiumi Baku Olympic – Baku)

Grupi B

18:00 Danimarka – Finlanda (Stadiumi Parken – Kopenhagë )

21:00 Belgjika – Rusia (Stadiumi Gazprom Arena – Saint Petersburg)

TAGS