Ervin Bushati ka një kërkesë për televizionet: Më ka marrë malli për telenovelat me të puthura dhe gra me rroba banje

Ervin Bushati ka një kërkesë për televizionet: Më ka marrë malli për telenovelat me të puthura dhe gra me rroba banje

Deputeti Ervin Bushati ndjen nostalgji për telenovelat me gra të bukura. Duke e vënë theksin tek ndikimi që këto telenovela kanë, ai gjykon se në televizione shfaqen vetëm meshkuj me mustaqe dhe femrat shihen vetëm për tu dhunuar.  “Nuk më pëlqejnë këto telenovela sepse janë të gjitha me burra me mustaqe, me pistoleta dhe shumë të dhunshme, dhunohen gratë.





Më ka marrë malli për ato telenovela braziliane që janë me të puthur e me gra të bukura. Këtu janë të gjithë ca të errët, ca daja që japin ca leksione mbi jetën që nuk e di nga i kanë mësuar se janë të gjithë pashkollë e të gjithë me pistoleta.

Do doja që mos të jepnin më telenovela me pistoleta e me burra me mustaqe. Si të mos vrasin shqiptarët gratë kur shohin kështu telenovelash? Ky është një pushtim dhune me telenovela që kanë vetëm pistoleta, burra të dhunshëm, pa shkollë ku gratë shihen vetëm për t’u vrarë e dhunuar.

Dua t’i heqin këto telenovela. I lutem televizioneve të gjejnë disa telenovela me rrobabanje. Unë nuk dua të shoh një burrë me mustaqe. Burri nuk sheh burra. Mbaj mend, ka qenë Ezeli e në një klub ishin 37 burra që shihnin Ezelin me mustaqe e pistoletë dhe nuk shihnin një grua të bukur. Çfarë burra janë këta që shohin burra?” shprehet Bushati për “Oranews”.

TAGS