Ermal Mamaqin tha se do të hynte të martën në shtëpinë e famshme, vjen reagimi i Arbanës

Ermal Mamaqin tha se do të hynte të martën në shtëpinë e famshme, vjen reagimi i Arbanës

Arbana ka dy fjalë për Ermal Mamaqin pasi tha se do të hynte të martën në shtëpinë e famshme.

Shtëpia më e famshme në Shqipëri “Big Brother VIP” është kthyer në reality-show më të ndjekur të momentit, pasi që këtë vit ndryshe nga formatet e kaluara tashmë banorë janë fytyrat publike të trojeve shqiptare.

Ky format filloi më 5 tetor, teksa kanë mbetur edhe një muaj nga finalja e madhe. Aktori, Ermal Mamaqi ka publikuar një fotografi me moderatoren e këtij reality-show kështu duke ngritur dyshime se ai mund të bëhet pjesë e këtij formati.

“Miq të martën filloj dhe unë rrugëtimin e bukur në shtëpinë më të ndjekur. Uroj të më mbështesni në këtë aventurë”, shkroi Mamaqi.

Por, nuk ka vonuar reagimi i Arbanës e cila e ka shpërndarë fotografinë në profilin e saj dhe ka shënuar: “Vitin tjetër”.

Kështu duke i mohuar zërat për ndonjë hyrje të mundshme të aktorit gjatë këtyre javëve të fundit.