Ermal Mamaqi konfirmon se të martën do të nisë aventurën, reagon menjëherë edhe Arabana Osmani, tregon VENDIMIN

Ermal Mamaqi konfirmon se të martën do të nisë aventurën, reagon menjëherë edhe Arabana Osmani, tregon VENDIMIN

Aktori i njohur, Ermal Mamaqi, njoftoi me anë të një postimi në rrjetin social Instagram që do t’i bashkohet të martën Big Brother-it si banori më i ri. Teksa ndan një foto me Arbanën, ai kërkon mbështetje nga ndjekësit e tij.


“Miq të martën filloj dhe unë rrugëtimin e bukur në shtëpinë më të ndjekur. Uroj të më mbështesni në këtë aventurë. Thank you”, shkruan Ermali në postimin e tij në rrjetet sociale.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagim i moderatores së njohur, Arbana Osmani. Kjo e fundit ka shpërndarë postimin e aktorit dhe i shkruan: Për vitin tjetër.

Ky postim i Arbanës na lë të kuptojmë që ishte një shaka e aktorit, i cili njihet për batutat e tij.