Erik Lloshi thumbon të rinjtë në muzikë: Ku këndon llumi, s’ka vend për ne

Erik Lloshi thumbon të rinjtë në muzikë: Ku këndon llumi, s’ka vend për ne

Këngëtari Erik Lloshi nuk i ka kursyer kritikat ndaj këngëtarëve të rinj. Me anë të një postimi në “Instagram”, ai ka shpjeguar vështirësitë që po kalon çdo këngëtar i vjetër në profesion për shkak të pandemisë Covid-19.



Mes të tjerash, Erik përmend edhe faktin që lokalet tashmë po marrin këngëtarët e rinj që thjesht e quajnë veten “këngëtarë”, me dy këngë gjithsej. Madje, ata këndojnë të gjithë repertorin e këngëtarëve të vjetër, pa asnjë të drejtë dhe kështu fitojnë në kurrizin e tyre.

Edhe kjo e ka bezdisur këngëtarin, i cili shprehet se në fakt duhet ta kishte pasur më herët këtë reagim. Për më tepër, ai ka nisur një “nismë” duke i ftuar këngëtarët e tjerë t’i bashkohen, ndërsa kërkon që askush të mos pranojë të shkojë në lokalet ku do të performojnë “këngëtarët” e rinj.

“Ku këndon llumi, s’ka vend për ne”- shprehet ai ndër të tjera.

TAGS