Epoka e Ragnick të Man United nis nesër

Epoka e Ragnick të Man United nis nesër

Ragnick e lë Carrickun edhe sot trajner, nesër nis epoka e tij

Trajnerit të përkohshëm të Man United, Ralf Rangnick, i është dhënë leja e punës. Megjithatë, Manchester Unitedin edhe sot do ta drejtojë Michael Carrick.

Ragnick nesër do të shfaqet në konferencën e parë para mediave, ndërsa do të jetë në pankinë për ndeshjen ndaj Crystal Palace.

United njoftoi se Carrick dhe pjesa tjetër e skuadrës së shtabit së Solskjaer – ndihmësi Mike Phelan, trajneri Kieran McKenna dhe trajneri i portierëve Richard Hartis – do të qëndrojnë në klub.

Analisti i videoeve, i besuari i Ragnick, Lars Kornetka ka vendosus të qëndrojë te Lokomotiva Moska, për ta zëvendësuar atë si drejtor i sportit dhe zhvillimit.

Raportohet se Ragnick mund të ndryshojë tërësisht lojën dhe formacionin te United duke paralajmëruar reforma që në fillim.

TAGS