Endrit Mërtiri zbulon gjininë dhe emrin e fëmijës së Aurela Hoxhës!

Endrit Mërtiri zbulon gjininë dhe emrin e fëmijës së Aurela Hoxhës!

Pasi Aurela Hoxha konfirmoi përmes një serie fotosh, lajmin që qarkullonte prej muajsh se ishte bërë nënë, miqtë e saj më të afërt zbuluan ca detaje të tjera.Në një postim në Instagram, fotografi Endri Mërtiri, shkruan, në një foto me modelen Dorina Gegici, se të dy janë “daja dhe tezja më ‘cool’ të Alaronit”, duke zbuluar kështu gjininë e bebushit dhe emrin.


Emri “Alaron” ngjall “zgjuarsi, dhembshuri dhe besim”. Do të thotë “fat” dhe “çfarë është e shkruar” (via Name Echo).Aurela u kujdes që gjithë shtatzëninë ta jetojë në privatësi të plotë, pa publikuar asnjë detaj prej saj, veç fotove të fundit. Gjithçka dihet është se ajo dhe partneri i saj prej 6 vitesh jetojnë në Spanjë.

TAGS