Enca në zi, humb përsonin e dashur të familjes

Enca në zi, humb përsonin e dashur të familjes

Enca humb gjyshin, i dedikon fjalë prekëse.

Ditët e fundit nuk ishin të mira për këngëtaren e njohur, Enca.

Kjo sepse këngëtarja në disa postime që ka bërë sot (e hënë) në InstaStory, ka treguar se gjyshi i saj ka ndërruar jetë.

“Ndaj shumë në rrjetet sociale por gjërat më personale që i kam më afër zemrës nuk i ndaj pothuajse kurrë… Disa ditë me parë një nga njerëzit më të dashur dhe të rëndësishëm në jetën time, u nda nga jeta”, ka shkruar fillimisht këngëtarja.

“Gjyshi im i mrekullueshëm, artist në shpirt dhe vepra, të dua dhe do të kujtojmë gjithmonë”, shkroi tutje Enca, duke publikuar një imazh të të ndjerit.

Më vonë, këngëtarja u shpreh se gjyshi i saj, i cili ishte shkrimtar, gjithë jetën ia ka dedikuar edukimit, artit dhe shkrimit.

“Disa vite më parë ai shkroi një biografi të detajuar dhe emocionuese mbi karrierën time artistike, të cilën nuk u ndjeva gati për ta publikuar në atë kohë. Por një ditë do ta bëjë dhe do ia dedikojë gjyshit tim, Jani Jojo”, ka thënë këngëtarja në një tjetër status dedikuar gjyshit të saj.

TAGS