Emily Ratajkowski shtatzënë/ “Gjininë do ta vendosë vetë fëmija kur të jetë 18 vjeç”

Emily Ratajkowski shtatzënë/ “Gjininë do ta vendosë vetë fëmija kur të jetë 18 vjeç”

Emily Ratajkowski do të bëhet nënë për herë të parë. Modelja e famshme e pasarelave ka zbuluar në një intervistë për ‘Vogue’ se ajo dhe bashkëshorti i saj, Sebastian Bear-Mçlard, janë në pritje të fëmijës së parë, gjininë e të cilit nuk duan ta zbulojnë.



“Kur unë dhe bashkëshorti im u treguam miqve për shtatzëninë, pyetja e parë e tyre ishte për gjininë dhe se çfarë do të donim të ishte. Ne duam t’u përgjigjemi të gjithëve që nuk do të duam ta dimë gjininë derisa fëmija ynë të jetë 18 vjeç dhe ta vendosë vetë”,- tha modelja.

“Mirënjohëse dhe duke u rritur”, shkroi ajo në Instagram, krahas një video ku shfaqet krejtësisht e zhveshur.

TAGS