El Shaarawy vazhdon të jetë pozitiv me koronavirus

El Shaarawy vazhdon të jetë pozitiv me koronavirus

El Shaarawy vazhdon të jetë pozitiv me Covid-19.

Sulmuesi Stephan El Shaarawy duhet të pres për t’i kryer testet mjekësore te Roma ngase vazhdon të jetë pozitiv me COVID-19.

Sipas TMW, lojtari duhet të testohet negativ dhe pas t’i kompletojë testet mjekësore për kalimin të klubi italian.

Pas një viti e gjysmë te Shanghai Shenhua në Kinë, italiani pritet të rikthehet në Seria A te ish klubi i vjetër sapo të shërohet nga koronavirusi.

Thuhet se fuqia e virusit në trupin e ‘Faronit të ri’ është shumë e ulët dhe në ditët në vijim mund të dal negativ.

El Shaarawy për Romën zhvilloi 139 ndeshje duke kontribuar me 40 gola dhe dhuruar 26 asistime.

TAGS