Edoni: Stresi më është dukur shumë i mirë, por qenka shumë dinak.
Banori që u eliminua të premten nga shtëpia e famshme Big Brother VIP Kosova, Edoni, ka komentuar lojën e banorëve që gjenden brenda shtëpisë.
Ai tha se Stresi i është dukur gjithmonë i vërtetë, mirëpo, sipas tij, pasi ka dalë nga shtëpia ka parë se ai është shumë dinak.
“Shumë sende të reja po shoh. E kam parë që kush po flet më shumë mbrapa shpinës, kush është i vërtetë. Kush po luan strategji. Stresi mendoj që është shumë dinak në lojën e vet, fjala-fjalën nuk po ia pret, u mbyt duke i ndërruar fjalët për gjithçka, e kam menduar për njeri të drejtë e të vërtetë”, ka thënë Edoni sonte në Prime.
Edoni tha se ka marrë shumë komente pozitive dhe dashuri nga njerëzit pasi ka dalë nga BBVK-ja.
“Njerëzit janë duke më dashur tepër. Nuk e kam pritur deri në këtë pikë asnjëherë, mesazhet negative janë tepër pak”, ka shtuar ai.