Edon Zhegrova me akuza të rënda ndaj FFK-së

Edon Zhegrova me akuza të rënda ndaj FFK-së

Sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova është shprehur i nervozuar me trajnerin Challandes për mos ftesën në ndeshjet miqësore të qershorit.

Zhegrova, the se nuk është me rëndësi nëse atë e fton trajneri apo jo, pasi sipas tij trajnerët shkojnë e vijnë e zemra për Kosovën atij do t’i rrah gjithmonë.

Ai thotë se ka disa njerëz në FFK që mundohen ta nxjerrin keq atë para publikut.

“Trajnerat shkojnë e vijnë. Për mua nuk është me rëndësi a më fton a jo. Mua më rreh zemra për Kosovën. Gjithmonë do ta jap maksimumin. E di potencialin dhe talentin që e kam. Në të ardhmen kemi me arritë shumë me përfaqësuesen e Kosovës.

“Besoj që ka disa njerëz në FFK që mundohen me më përfaqësu keq të publiku. Familja, shoqëria, rrethi më kanë ndihmu shumë në këtë aspekt, më kanë përkrahë. Nuk e di pse ka ndodhë kjo.

“Unë nuk kam pas lidhje me at problem. Nuk kam pas asgjë me të. Aron e kam shokun më të mirë, jam mundu me afru atë në grup. Marrëdhënjet e mira dikujt i kanë penguar dhe dikush nga brenda e ka nxjerr at lajm”, tha Zhegrova.

TAGS