Edhe Robert Berisha futet në karantinë/ Revoltohet këngëtari: Ik nga një virus dhe hajde tek një tjetër

Edhe Robert Berisha futet në karantinë/ Revoltohet këngëtari: Ik nga një virus dhe hajde tek një tjetër

Robert Berisha dhe menaxheri i këngëtares Tayna, Rinor Hykolli janë futur në karantinë sapo janë kthyer nga Amerika. Ata janë kthyer nga Stambolli dhe menjëherë sapo kanë mbërritur ata i kanë mbyllur në konviktet e Prishtinës, e cila aktualisht funksionon si karantinë.





Por duket se këngëtari nuk është aspak i kënaqur nga kushtet, pasi në rrjetet sociale ai ka postuar video ku tregon kushtet e godinës. “Konvikti i Prishtinës karantinë për të kthyerit nga Stambolli. Ik nga një virus e hajde tek një tjetër”, ka shkruar Roberti në Instagram duke treguar mungesën e higjenën në këto ambiente.

TAGS