“Edhe pak merr fund pritja”, çka po paralajmëron Blero pas ndarjes nga Afrona?!
Pas ndarjes nga Afrona, çfarë po paralajmëron Blero në Instagram?
Në cakun e mediave rozë ditët e fundit ka qenë martesa e Bleros dhe Afronës.
Kjo për faktin se, çifti u komentuan se i kanë dhënë fund martesës së tyre, megjithatë ende nuk është bërë asgjë zyrtare.
Ndërkohë, në mesin e thashethemeve për ndarje, Blero ka vendosur të merret me karrierën e tij teksa ka bërë edhe një njoftim në rrjete sociale.
Këngëtari ka njoftuar se së shpejti do e lansojë një projekt të ri muzikor i cili është një bashkëpunim.
“Edhe pak merr fund pritja. Gjëra të mëdha do të vinë”, ka qenë postimi i fundit i Bleros.
Këngëtari nuk e ka zbuluar se për çka e ka fjalën, duke lënë fansat e tij qe të presin edhe pak.