E ‘tradhtoi’ veshja teksa bënte “twerk”, reperja Cardi B detyrohet ta ndërpresë koncertin

Reperja e njohur Cardi B, ka perfmoruar së fundmi në festivalin “Bay Dreams”, në Zelandën e Re.

Mirëpo jo gjithçka ka shkuar mirë gjatë performancës së saj, pasi në një moment, veshja e ka ‘tradhtuar’ reperen e njohurm duke i zbuluar asaj më shumë se ç’duhet.

Cardi B (Foto: Theo Wargo/Getty Images/Guliver)

Gjithçka ka ndodhur në momentin kur ajo po bënte një “twerk” para fansave të saj, të cilët ishin të shumtë në numër.

Pas kësaj, 26-vjeçarja e ndali performancën e saj, duke u larguar nga skena për të rregulluar defektin në veshjen e saj.

“Gjithsesi, kisha nevojë për një pushim të vogël. Kthehem shpejt, më duhet ta heq këtë gjënë nga të pasmet”, ka thënë Cardi B para fansave.

Incidenti erdhi ngase veshja ishte tejet e shtrënguar për një performancë “twerk”.

Sido që të jetë, edhe vet reperja duket një moment të tillë e ka marrë me shumë sportivitet. /Telegrafi/

Foto: CardiB/Instagram

TAGS