Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës së kaluar në Tiranë.
Gazetarja Dorjana Bezat raporton se një 57-vjeçar ka tentuar të vrasë veten, në banesën e tij, pasi dyshonte ishte prekur me koronavirus.
Shtetasi me iniciale R. Sh. ka tentuar të vrasë veten, duke prerë damarët, por ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
I pyetur nga policia, ai ka deklaruar se veprimin e ka kryer në momente depresive, pasi dyshonte se ishte infektuar me Covid-19.