E pranon Koeman: Pa Messin nuk mund të aspirosh për më shumë

E pranon Koeman: Pa Messin nuk mund të aspirosh për më shumë

Ronald Koeman ka dalë në mbrojtje të Lionel Messit pasi të ardhurat e tij në Barcelonë u zbuluan plotësisht nga El Mundo.

Kapiteni i katalunasve hapi rezultatin kundër Athletic Bilbaos mbrëmë me një goditje fantastike fantastike. Barcelona e fitoi 2:1 në fund ndeshjen.

Pas ndeshjes, trajneri i Barcelonës lavdëroi argjentinasin, teksa tha se pa të nuk mund të aspirosh për më shumë.

“Ne e kemi ditur, për mjaft kohë, se ai është më i miri në botë. Ai ka bërë shumë për klubin. Ai është vendimtar gjatë ndeshjeve. Ai nuk ka qenë më i motivuar sot për shkak të raportit të gazetës. Ju duhet të respektoni gjithçka që ai ka bërë. Ajo që ka ndodhur ka qenë për qëllime të këqija, për të shkaktuar dëm. Ne duhet të jemi të bashkuar dhe të përqendruar. Gjërat që botohen duhet të vihen anash, por është e vështirë. Ai është një lojtar i shkëlqyeshëm, ai na jep kreativitet në sulm. Pa Leon, nuk mund të aspirosh për shumë” – ishin fjalët e Ronald Koeman.

Fitorja ndaj Athletic Bilbaos e çon Barcelonën në vendin e dytë në LaLiga Santander, dhjetë pikë prapa udhëheqësit Atletico Madrid.

TAGS