E pranon agjenti i Kessie, kjo po ndodh tani me Interin

E pranon agjenti i Kessie, kjo po ndodh tani me Interin

Agjenti Massimo Brambati ka paralajmëruar AC Milanin lidhur me situatën momentale të mesfushorit Franck Kessie.

Kessie ishte ndër lojtarët kyç që i ndihmoi “Rossonerëve” të rikthehen në Ligën e Kampionëve, por kontrata i skadon vitin tjetër

Marrëveshja për rinovim mes lojtarit dhe klubit ende nuk është arritur, derisa agjenti ka bërë të ditur se klubet e tjera e duan, përcjell lajmi.

“Sot, të jesh me kontratë që skadon në vitin 2022 me një lojtar të rëndësishëm, një ndër të mirët e Milanit është rrezik. Është gabim bazik nga klubi”.

“Tani, Kessie është ai që mban thikën dhe mund të vendos çfarë është më mirë për të sesa për klubin. Pos Inter janë dy klube të Premierligës të interesuara, përfshirë Tottenham”, deklaroi ai.

Mbetet të shihet nëse edhe Kessie do veprojë si Hakan Çalhanoglu, që befasoi të gjithë duke iu bashkuar rivalit lokal.

TAGS