E papritur: Ylli i madh largohet nga Real Madrid, zbulohet e ardhmja e tij

E papritur: Ylli i madh largohet nga Real Madrid, zbulohet e ardhmja e tij

Ylli i madh largohet nga skuadra e Real Madridit, zbulohet e ardhmja e tij.

Luka Jovic është transferuar në klubin madrilien, Real Madrid, në verën e 2019-tës.

Ai i ka kushtuar klubit rreth 63 milion euro, mirëpo nuk e ka dëshmuar vetën aspak, duke pasur kështu vetëm 4 ndeshje këtë sezon me asnjë gol të shënuar.

Zinedine Zidane në anën tjetër, nuk është se i ka dhënë shumë hapësirë 23 vjeçarit për të treguar vetën e tij.

Raportimet e fundit nga Spanja lajmërojnë se këto janë orët e fundit të Jovic në Los Blancos, pasi ky i fundit do të rikthehet te Eintracht Frankfurt.

Marrëveshja veçse është kryer dhe po mungojnë disa detaje për t’u finalizuar. Ai do të kthehet në Gjermani, në huazim por me të drejtë blerje.

TAGS