E papritur, Eriksen po largohet nga Inter

E papritur, Eriksen po largohet nga Inter

Eriksen largohet nga Interi në janar.

Mediet italiane pretendojnë se Christian Eriksen do të largohet nga Interi në janar.

Eriksen nuk është i kënaqur me minutat që ka në “Giuseppe Meazza” dhe prandaj planifikon të ndryshojë mjedisin e klubit gjatë afatit kalimtar të dimrit.

Danezi ishte afër largimit nga Interi në afatin kalimtar të verës, por përsëri qëndroi në Milano.

Sidoqoftë, gjërat nuk kanë ndryshuar, kështu që tani “Nerazzurri” janë gati ta lirojnë atë për të hequr qafe pagën e tij të lartë.

Borussia Dortmund dhe PSG po tregojnë interes për Eriksen, dhe thuhet se danezi është më afër të veshë fanellën e verdhezinjve.

TAGS