E mbyllur mes katër mureve, dalin pamje nga vendi ku po kalon arrestin e shtëpisë Fjolla Morina

E mbyllur mes katër mureve, dalin pamje nga vendi ku po kalon arrestin e shtëpisë Fjolla Morina

Këngëtarja Fjolla Morina ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave gjatë gjithë kësaj jave, pasi u arrestua nga policia shqiptare në kufirin e Morinës, sepse pas një kontrolli në makinë Fjollës ju gjetën 2 pistoleta, njëra prej tyre ishte çakmak.



Pas arrestimit ajo ju nënshtrua një kontrolli mjekësor dhe rezultoi se ishte 2-muajshe shtatzënë. Ndërsa, më vonë mjekët gjinekologë dolën në përfundimin se këngëtarja nuk ishte shtatzënë dhe se e kishte sajuar të gjithë këtë për t’i shpëtuar burgut.

Mirëpo përsëri Fjolla jo doli të mos përfundonte në burg, sepse gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie” me kushtin që ajo të qëndronte në Kukës.

Sakaq, “Prive” ka udhëtuar drejt vendit ku këngëtarja po kalon ditët në izolim dhe ka publikuar një video ku Fjolla duket e mbyllur brenda 4 mureve. Ajo është parë duke komunikuar në telefon, ndërkohë raportohet se në banesë shoqërohej nga dy vajzat e saj.

Pas masës së sigurisë edhe vetë Fjolla postoi në Instagram një video me Alayahn duke treguar në këtë mënyrë se pavarësisht gjithçkaje jeta për të do të vazhdojë si normalisht.

TAGS