E kryer! Salah konfirmon se ku dëshiron të luajë dhe në cilën ligë

E kryer! Salah konfirmon se ku dëshiron të luajë dhe në cilën ligë

Mohamed Salah do të donte të kalonte pjesën tjetër të karrierës së tij në Liverpool, por thotë se e ardhmja e tij “varet nga klubi”.

Klubi ka rënë dakord për një mori marrëveshjesh të reja me lojtarët këtë vit, por Salah, i cili i ka mbetur edhe dy vjet në kontratën e tij, është ai i cili nuk ka të ardhme afatgjatë.

Negociatat nuk kanë ndikuar në paraqitjet e 29-vjeçarit, me reprezentuesin egjiptian që shënoi 12 gola në 11 paraqitje për klube këtë sezon, duke ndihmuar që Liverpool të ngjitet në vendin e dytë në Premier Ligë përpara ndeshjes të së dielës së kësaj fundjave me Manchester United.

Salah tha për Sky Sports: “Nëse më pyetni mua, do të doja të qëndroja deri në ditën e fundit të karrierës sime futbollistike, por nuk mund të them shumë për këtë – nuk është në duart e mia.

“Varet nga ajo që dëshiron klubi, jo nga unë.

“Për momentin nuk mund ta shoh veten duke luajtur kundër Liverpool-it. Kjo do të më trishtonte. Është e vështirë, nuk dua të flas për këtë, por do të më trishtonte shumë.

“Për momentin nuk e shoh veten duke luajtur kundër Liverpool-it, por le të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”.

Salah do të shkojë në ndeshjen e së dielës në Old Trafford duke u bërë lojtari i parë i Liverpool që shënon në nëntë paraqitje radhazi, pasi ka gjetur rrjetën në fitoren e së martës në Ligën e Kampionëve ndaj Atletico Madridit.

Egjiptiani mirëpret vlerësimin e menaxherit të Liverpool-it, Jurgen Klopp se ai është “lojtari më i mirë në botë” për momentin dhe thotë se vendi i parë ka qenë gjithmonë qëllimi i tij.

“Më tingëllon mirë, por mendoj se është gjithmonë opinion”, tha Salah. “Nuk mund të them se jam lojtari më i mirë në botë – disa njerëz pajtohen, disa jo.

“Jam i lumtur për paraqitjen time për momentin, por gjithmonë do të thosha se është mendim.

“Është gjithmonë ambicia për të qenë lojtari më i mirë në botë. Nuk kam pse të gënjej. Është diçka që më shtyn të punoj shumë dhe të përpiqem të jem versioni më i mirë i vetes.

“Në kokën time, unë jam lojtari më i mirë gjatë gjithë kohës. Po përpiqem ta kem atë besim në kokën time. Nuk ka rëndësi nëse disa njerëz pajtohen me ju, disa njerëz jo”, ka përfunduar egjiptiani.

TAGS