E konfirmon Bayerni, ylli i skuadrës pozitiv me koronavirus

E konfirmon Bayerni, ylli i skuadrës pozitiv me koronavirus

Ylli i skuadrës së Bayernit ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.

Konfirmohet zyrtarisht lajmi i një dite më parë për daljen pozitiv me Koronavirus të një lojtari të rëndësishëm të Bayern Munichut.

Në fakt, bëhet fjalë për mbrojtësin francez, Benjamin Pavard, i cili, kuptohet, do t’i mungojë skuadrës bavareze derisa tamponët të tregojnë se është negativizuar nga virusi famëkeq.

Në komunikatën zyrtare të Bayernit lexohet: “Lojtari është asimptomatik dhe në izolim.

Muajin e kaluar kishin rezultuar pozitivë Leon Goretzka dhe Javi Martinez.

Bayerni të shtunën do të përballet me Eintracht Frankfurtin në Bundesligë, ndërsa më 23 shkurt do të luajë me Lazion në “Olimpico”, në Champions League.

TAGS